Sport

Arsenali insiston për Arthurin

Arthur Melo, sport, futboll, juventus
 

Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Brazilit, Arthur Melo raporton “Tuttomercatoëeb” të hënën. Mësohet se londinezët së shpejti do t’i nisin negociatat me skuadrën e Juventusit për transferimin e Arthurit në verë.

Në fakt, Arsenali ishte pranë transferimit të 25-vjeçarit në janar të këtij viti, por marrëveshja dështoi në çastet e fundit. Braziliani ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 por nuk ka arritur të adaptohet në ekip prejse iu bashkua nga Barcelona në vitin 2020.