Sport

Lewandowski arrin marrëveshje me Barçën

 

Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski do ta vazhdojë karrierën në Spanjë. “Interia Sport” bën të ditur se Lewandowski tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Thuhet se sulmuesi polak është pajtuar me kontratë trevjeçare te Barcelona dhe klubi spanjoll pritet së shpejti ti nisë negociatat me Bayernin. 33-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin e ardhshëm, por u ka bërë me dije krerëve të klubit se dëshiron të largohet për ta provuar veten në një kampionat dhe ekip tjetër. Po ashtu, për Lewandowskin të interesuara ishin edhe klubet si Paris Saint-Germain, Manchester City e Liverpool, por sulmuesi preferoi Barcelonan.