Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani mund të largohen nga Empoli gjatë verës së këtij viti.
Empoli do t’i shqyrtojë ofertat që do t’i vijnë për Bajramin dhe Asllanin, raporton “Repubblica.it” të hënën.
Të dy futbollistët e Shqipërisë janë duke u kërkuar nga disa skuadra në Itali. Interesim ka edhe nga klube të shteteve tjera të Evropës.
Bajrami 23-vjeçar sezonin aktual me fanellën e Empolit ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 33 ndeshje, ndërsa Asllani 20-vjeçar ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar tri gola. Ai ka asistuar një herë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.