Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar brazilianin Antony gjatë afatit kalimtar të verës, raportoi “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se Juventusi ka rritur ofertën për Antonyn, i cili është pjesë e Ajaxit.
Për 22-vjeçarin, që po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi e Bayerni, Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për ta bindur Ajaxin.
Antony po shkëlqen këtë edicion te ekipi holandez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 10 herë në 33 ndeshje në të gjitha garat. Antony ka edhe dy gola në nëntë paraqitje me Brazilin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.