Sport

Dybala synon t'ia thyejë rekordin Baggios

 

Paulo Dybala është vetëm 39 ditë larg ndeshjes së tij të fundit për Juvenutsin. Dybala shpreson ta thyejë rekordin e golave të të gjitha kohërave të Roberto Baggios me Juventusin.

Argjentinasi ka shënuar 113 gola në 285 ndeshje për “Zonjën e Vjetër” dhe është vetëm dy gola prapa Baggios, i cili ka shënuar 115 gola në 200 paraqitje. Po ashtu Dybala shpreson të fitojë trofeun e 13-të të madh përpara se të largohet nga Juventusi.