Sport

Drita synon trofeun që i mungon për më shumë se dy dekada

kf drita, sporti kosovar, sport, futboll, 14 prill
 

Klubit të futbollit Drita nuk i ka munguar suksesi në pesë vjetët e fundit. Te Drita madje mburren me sukseset e arritura. Skuadra gjilanase është bërë dy herë kampione e Kosovës në këtë periudhë. Titullin e kampionit e fitoi në edicionin 2017/2018 dhe 2019/2020. Ka fituar edhe Superkupën në vitin 2018.

Por klubit me nam nga Gjilani i mungon prej më shumë se dy dekadash Kupa e Kosovës. Kupën për herë të fundit e ka fituar në vitin 2001.