36-vjeçari Luka Modriq shihet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Kroati ka qenë një prej kontribuuesve më të mëdhenj në sukseset e Real Madridit në vitet e fundit, si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Modriqit do t’i skadojë kontrata me Real Madridin në fund të sezonit, ndërsa gazeta spanjolle “AS” ka raportuar të enjten se 36-vjeçarit i është ofruar kontratë nga zyrtarët e Juventusit.
Thuhet se edhe një klub në Katar ka tentuar që ta ketë atë në radhët e veta.
Fabrizio Romano, që është ekspert i transferimeve të futbollistëve në futbollin evropian, ka thënë se Real Madridi dëshiron që ta mbajë Modriqin ende në ekip, dhe do ta shqyrtojë vazhdimin e kontratës në muajin maj.
Modriqi iu bashkua Real Madridit nga Tottenhami në verën e vitit 2012.
Me Real Madridin ka luajtur 428 ndeshje që nga ajo kohë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.