Sport

Rangersi nuk do ta mbajë Ramseyn

 

Ekipi nga Skocia, Rangersi nuk do ta mbajë në radhët e veta mesfushorin Aaron Ramsey pas përfundimit të sezonit aktual. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se te Rangersi kanë vendosur që të mos e shfrytëzojnë opsionin e blerjes së tij për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Ramsey u huazua te Rangersi në fillim të këtij viti nga Juventusi dhe ekipi skocez ka të drejtën e blerjes së uellsianit për pesë milionë euro. Me fanellën e Rangersit, Ramsey ka regjistruar dhjetë paraqitje deri më tani dhe ka shënuar dy gola e ka bërë një asistim.