Interi në finale të Kupës së Italisë

Interi në finale të Kupës së Italisë
Interi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë.
Interi në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mposhti në shtëpi Milanin me rezultatin 3:0, në derbin e njohur ndryshe si Madonnina.
Lautaro Martinez (4’, 40’) realizoi dy gola për Interin, ndërsa Robin Gosens (82’) një. Milanit iu anulua një gol në minutën e 66-të, të cilën e shënoi Ismael Bennacer, për pozitë jashtëloje. Goli u anulua pasi u rishikua rasti me sistemin VAR.
Interi ka ngadhënjyer me rezultat të përgjithshëm 3:0 pas dy ndeshjeve. Ndeshja e parë në të cilën Milani ishte vendas përfundoi pa gola.
Interi në finale të Kupës së Italisë e pret fituesin e duelit mes Fiorentinës dhe Juventusit.
Juventusi e ka fituar ndeshjen e parë 1:0 në udhëtim.
Interi e Milani po luftojnë edhe për titull të Series A të Italisë.
Interi afër finales së Kupës së Italisë
Interi është afër të kualifikohet në finale të Kupës së Italisë.
Interi po kryeson 2:0 në shtëpi ndaj Milanit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të martën mbrëma. Ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola.
Lautaro Martinez (4’, 40’) realizoi dy golat për Interin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Muriqi dëshiron të shndërrohet në idhull të Mallorcas

Dritën e pret udhëtim i vështirë në Mitrovicë

Messi jashtë garës për Topin e Artë për herë të parë që nga viti 2005

Barcelona regjistron lojtarët kyç para ndeshjes me Vallecanon

Dortmundi fiton me rikthim të rezultatit

Kovaçi kundër ish-skuadrës, Bayernit

PSG-ja luan ndeshjen e parë në shtëpi

Milani nis mbrojtjen e titullit ndaj Udineses

Tottenhami do ta ketë testin e vërtetë në fundjavë

Solomoni i bashkohet Gjilanit

Avdijaj e vlerëson startin te Zuerichu si më të mirin në karrierë
