Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta, e ka lënë të hapur mundësinë që sulmuesi Robert Lewandowski të transferohet në “Camp Nou” gjatë verës.
Sulmuesi polak nuk e ka pranuar vazhdimin e kontratës me Bayernin, që i skadon në vitin 2023 dhe mund të shitet në fund të këtij edicioni.
“Ai ka shumë shanse për të ardhur”, deklaroi shkurtimisht Laporta, shkruan “Goal”.
Barcelona pritet të nisë bisedimet me sulmuesin polak për ta bindur të transferohet në “Camp Nou”.
Bayerni për ta liruar Leëandoëskin po kërkon rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.