Skuadra e Juventusit ka kthyer sytë kah Bundesliga për t’u përforcuar në krahun e mbrojtjes. “Tuttosport” ka raportuar të martën se Juventusi tashmë i ka bërë ofertë Hoffenheimit për mbrojtësin David Raum.
Mësohet se ekipi italian për transferimin e 25-vjeçarit ka ofruar 20 milionë euro. Raum është njëri prej mbrojtësve më të dalluar të krahut të majtë në Bundesligë dhe ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2026.
Ai te Juventusi po shihet si zëvendësim për brazilianin Alex Sandro, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni. Raum këtë edicion ka tre gola e 11 asistime në 29 paraqitje në kampionatin gjerman. Ai gjithashtu, ka edhe pesë ndeshje me Gjermaninë.