Liverpooli shënon fitore me golat e shënuar në pjesën e dytë

Liverpooli shënon fitore me golat e shënuar në pjesën e dytë
Me dy golat e shënuar në pjesën e dytë, Liverpooli fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ekipi anglez të mërkurën e mposhti Villarrealin me rezultatin 2:0.
Liverpooli kaloi në epërsi në minutë ne 53-të. Pervis Estupinan devijoi harkimin e Jordan Hendersonit të Liverpoolit. Dy minuta më vonë, Sadio Mane shënoi golin e dytë. Mane u asistoi nga Mohamed Salah.
Për Manen ishte goli i 14-të në raundin eliminator të Ligës së Kampionëve dhe barazoi rekordin e Didier Drogbas si lojtari afrikan me më së shumti gola në këtë raund të garave të “Championsit”.
Liverpooli e dominoi edhe pjesën e parë. Qëlloi edhe shtyllën nëpërmjet Thiago Alcantaras në minutën e 41-të.
Liverpooli shënoi dy gola të shpejtë
Liverpooli ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Villarrealit. Pervis Estupinan devijoi harkimin e Jordan Hendersonit në minutën e 53-të.
Dy minuta më vonë, Sadio Mane shënoi golin e dytë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioënve. Mane u asistoi nga Mohamed Salah.
Liverpooli e dominoi edhe pjesën e parë.
GOLAT:
Liverpooli dominon, por mbyll pjesën e parë pa shënuar gol
Liverpooli dominoi, por pjesën e parë kundër Villarrealit në “Anfield” e mbylli pa gola. Të mërkurën po luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.
Liverpooli pati disa raste shënimi, por nuk i doli të shënoi asnjë gol.
Qëlloi edhe shtyllën nëpërmjet Thiago Alcantaras.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Avdijaj asiston në fitoren e Hartbergut

Daku shënon gol në Rusi

Vetëm një pikë për Leverkusenin ndaj Stuttgartit

Tifozi vdes gjatë ndeshjes, Granada – Ath. Bilbao nuk vazhdon

Evertoni befason edhe Chelsean

City kthehet te fitorja në Premier League

Barazim i Zhegrovës me Rashanin

Fitore e rëndësishme e Atleticos në La Liga

Vladi asiston në fitoren e Luganos

Idrizi shënon gol në ndeshjen që u ndërpre për shkak të kaosit në tribuna

Ramadani: Derbin e fituam me meritë
