Leandro Paredes ka gjasa të mëdha të rikthehet në futbollin italian. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se Juventusi është favorit për ta transferuar argjentinasin në fund të këtij sezoni.
Mësohet se Juventusi në parim ka arritur marrëveshje me Paredesin dhe po negocion me Paris Saint-Germainin për lirimin e tij.
Paredes do të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. 27-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri vitin e ardhshëm, kurse këtë sezon ka një gol e dy asistime në 22 paraqitje.
Ai te PSG-ja ishte transferuar në vitin 2019 nga Zeniti, kurse karrierë në Itali ka bërë te Roma, Empoli e Chievo.