Sport

Bayerni nuk dëshiron ta shesë Lewandowskin

Foto: AP
 

Menaxheri i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi dhe përfaqësuesit e Bayernit kanë pasur një takim për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Sipas “Mundo Deportivo”, menaxheri i lojtarit i ka bërë me dije skuadrës gjermane synimet e polakut për t’u larguar këtë verë drejt Barcelonës, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë ofruar rinovimin e kontratës.