1 perditesime
Sport

Drita dhe Drenica ndajnë pikët

Drita dhe Drenica ndajnë pikët
Foto: Ilustrim
17:07

Drita dhe Drenica ndajnë pikët

Drita dhe Drenica kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke luajtur 1:1.

Të parët shënuan vendasit me anë të Albin Krasniqit në minutën e 52-të. Drita kishte më shumë nga ndeshja duke krijuar disa raste shënimi por nuk arriti t’i konkretizojë.

Në minutat shtesë, Drenica arriti të shënoi golin e barazimit. Ishte Genc Hamiti që i siguroi një pikë skuadrës së tij. Drita me këtë barazim mbanë pozitën e tretë në renditje me 56 pikë. Drenica renditet në pozitën e tetë me 40 pikë.

16:23

Drita kalon në epërsi ndaj Drenicës

Drita ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Drenicës të dielën. 

Skuadra gjilanase ka shënuar në minutën e 52-të me Albin Krasniqin për 1:0.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.