Genoa ka shënuar fitore të madhe. Të premten mbrëma mposhti Juventusin me rezultatin 2:1, me një penallti të shënuar në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Genoa fitoi 2:1 në kuadër të xhiros së 36-të, dhe ngjitet në vendin e 18-të.
Tani ka 28 pikë, aq sa ka edhe Cagliari i parafundit në tabelë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. Juventusi mbetet në pozitën e katërt me 69 pikë. “Zonja e vjetër” e ka siguruar kalimin në Ligën e Kampionëve.
Paulo Dybala shënoi në minutën e 48-të golin e avantazhit për vizitorët. Megjithatë, islandezi Albert Gudmundsson barazoi rezultatin tre minuta para fundit, ndërsa Domenico Criscito vulosi çështjen e fituesit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.