Ekipi i Policisë së Kosovës fiton turneun e futsalit “Copa Del Mare” në Itali
Ekipi i futsalit i Policisë së Kosovës (PK) është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut, në turneun e futsalit “Copa Del Mare” që është mbajtur në Itali.
Policia ka njoftuar të shtunën se ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.
Në turne kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete. Ekipet e futsalit kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse.
Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate: