Edhe nëse nuk e fiton Kupën e Italisë, Massimiliano Allegri do të mbetet në krye të Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm.
“Calciomercato” ka raportuar të hënën se krerët e Juventusit nuk e kanë ndërmend ta shkarkojnë Allegrin, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Thuhet se Allegri këtë edicion e ka arritur synimin minimal me Juventusin, e që ishte kualifikimi direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Në Serie A, Juventusi do ta mbyllë sezonin në pozitën e katërt, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, ndërsa ka arritur të kualifikohet edhe në Kupën e Italisë.
Në finalen që luhet të mërkurën mbrëma në Romë, Juventusi do të përballet me Juventusin.
Allegri e mori drejtimin e Juventusit para fillimit të këtij edicioni duke e zëvendësuar Andrea Pirlon e shkarkuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.