8 perditesime
23:47

Interi fiton Kupën e Italisë

Skuadra e Interit ka fituar Kupën e Italisë për këtë sezon, pasi në ndeshjen finale mposhti fituesin në fuqi të kësaj gare, Juventusin.

Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin “Olimpico” në Romë, skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 4:2 pas 120 minutash lojë. Koha e rregullt e këtij takimi u mbyll me shifrat 2:2, përpara se Interi të shënonte dy gola në vazhdimin e parë për ta konfirmuar fitoren ndaj Juventusin.

Për Interin, ky është trofeu i parë këtë edicion, kurse po lufton për ta mbrojtur edhe titullin e kampionit në Serie A. Është në vendin e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se Milani që është lider kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të këtij edicioni.

Skuadra e Juventusit, do ta mbyllë për herë të parë një sezon pa trofe në 11 vjetët e fundit. Interi e fitoi për herën e tetë në histori të klubit këtë trofe, ndërsa për herë të parë që nga viti 2011.

Golin e epërsisë ndaj Juventusit e shënoi Nicolo Barella. Ishte një gol i bukur i shënuar nga italiani në minutën e 7-të. Golin e barazimit e shënoi Alex Sandro në minutën e 50-të. Dy minuta pasi Juventusi barazoi rezultatin, Dushan Vllahoviq shënoi në minutën e 52-të golin e epërsisë 2:1 për skuadrën torineze.

Golin e barazimit (2:2) për Interin e shënoi Hakan Calhanoglu. Ai realizoi nga penalltia në minutën e 80-të për t’ia siguruar barazimin dhe shtesat Interit.

Ivan Perishiq shënoi golin e epërsisë 3:2 për Interin në finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Ai shënoi në minutën e 98-të. Penalltia u konfirmua me asistencë të sistemit VAR. Perishiq shënoi edhe golin e katërt në minutën e 102-të.

23:15

Interi afër triumfit në Kupë, në epërsi prej dy golash

Interi është pranë triumfit në Kupën e Italisë. Skuadra nga Milano është duke e mposhtur Juventusin 4:2 në finale të Kupës së Italisë, që po zhvillohet në Romë.

Golin e katërt e shënoi Ivan Perishiq në minutën e 102-të.

23:10

Interi në epërsi, shënon Perishiq nga penalltia

Ivan Perishiq ka shënuar golin e epërsisë 3:2 për Interin në finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Ai shënoi në minutën e 98-të. Penalltia u konfirmua me asistencë të sistemit VAR.

Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi 2:2.

23:04

Finalja e Kupës së Italisë shkon në vazhdime

Finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit ka shkuar në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi baras, 2:2.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Romë.

22:43

Barazohet rezultati në finalen e Kupës së Italisë

Është barazuar rezultati në ndeshjen finale të Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.

Golin e barazimit (2:2) e shënoi Hakan Calhanoglu. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 80-të për t’ia siguruar barazimin Interin.

22:15

Juventusi përmbys rezultatin në finale të Kupës

Dy minuta pasi Juventusi barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Alex Sandro, Dushan Vllahoviq shënoi në minutën e 52-të golin e epërsisë 2:1.

Ai shënoi në tentimin e dytë, pasi gjuajtjen e parë ia priti portieri i Interit, Samir Handanoviq. Ndeshja finale e Kupës së Italisë është duke u zhvilluar në Romë.

22:13

Juventusi barazon rezultatin, shënon Alex Sandro

Juventusi e ka barazuar rezultatin përballë Interit në finale të Kupës së Italisë.

Golin e barazimit e shënoi Alex Sandro në minutën e 50-të.

Ndeshja finale e kupës italiane është duke u zhvilluar në Romë.

Golin për Interin e shënoi në pjesën e parë, Nicolo Barella.

21:59

Interi në epërsi pas pjesës së parë

Interi e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të finales së Kupës të Italisë.

Interi është duke fituar 1:0 ndaj Juventusit në finalen që është duke u luajtur në Romë. Golashënues i vetëm ishte Nicolo Barella. Ai shënoi supergol në minutën e 7-të.

21:12

Interi kalon në epërsi me supergolin e Barellas

Interi ka kaluar në epërsi në finale të Kupës së Italisë.

Golin e epërsisë ndaj Juventusit e shënoi Nicolo Barella. Ishte një gol i bukur i shënuar nga italiani në minutën e 7-të.

Ndeshja finale e Kupës italiane është duke u zhvilluar në Romë.

Shiko KËTU golin.