5 perditesime
23:41

Drama i takon Trepçës

Trepça e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Pejës për të kaluar në epërsi 2:0 në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas dy vazhdimeve nga 5 minuta, Trepça fitoi me rezultatin 107:105.

Peja kishte aksionin në fund, por nuk e realizoi.

Ndeshja ishte shumë dramatike, ndërsa nuk u vendos pas kohës së rregullt.

Nuk u vendos as pas kohës shtesë prej pesë minutave.

“Minatori” ishte i stërmbushur me shikues.

23:22

Drama nuk përfundon, vazhdim tjetër prej pesë minutave

Koha shtesë prej pesë minutave nuk ka mjaftuar për të nxjerrë fituesin e ndeshjes Trepça – Peja.

Pas vazhdimit prej 5 minutave, në palestrën “Minatori” rezultati është 95:95.

Dardan Berisha shënoi për tri pikë për Pejën për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë.

Vendasit kishin një aksion në fund, por nuk realizuan.

23:10

Fillon koha shtesë në ndeshjen Trepça – Peja

Pas pauzës prej më shumë se 15 minutave, ka nisur koha shtesë në ndeshjen e basketbollit Trepça – Peja.

Gjyqtarët kanë kërkuar që një pjesë e shikuesve të vendosur në parket të largohen.

Dhe tashmë vazhdimi prej 5 minutave ka nisur.

23:00

Ende nuk ka filluar koha shtesë në Mitrovicë

Vazhdimi prej pesë minutave në ndeshjen Trepça – Peja nuk ka nisur ende. Pasi Trepça shënoi për ta dërguar ndeshjen në shtesë, në parket kanë hyrë dhjetëra shikues për të festuar.

Ndërkohë gjyqtarët kanë kërkuar që një pjesë e tifozëve të vendosur në parket të largohen.

Gjyqtarët dhe skuadra e Pejës janë larguar për në zhveshtoret e tyre.

22:59

Drama në “Minatori” shkon në kohën shtesë

Qendra Mike Edwards ka shënuar në sekondën e fundit për të dërguar në kohën shtesë ndeshjen mes Trepçës dhe Pejës.

Madje amerikani i Trepçës shënoi për tri pikë për rezultatin 84:84. Ndeshja në “Minatori” është shumë dramatike, ndërsa nuk është vendosur pas 40 minutave lojë.

Palestra në Mitrovicë është e stërmbushur me shikues. Është kjo gjysmëfinalja e dytë e plejofit.

21:38

Trepça në epërsi në “Minatorin” e stërmbushur

Trepça është në epërsi pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Pejës.

Trepça e Peja po e luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa pas 20 minutave rezultati është 46:37 për mitrovicasit.

Pas çerekut të parë rezultati ishte 22:21 për Pejën. Por çereku i dytë u ka takuar plotësisht vendasve, 25:15.

Ndeshja po luhet në palestrën “Minatori” që është e stërmbushur me shikues.

Amerikanët Rodney Purvis, Andrew Gordon e Ty Cockfield kanë shënuar shumicën e pikëve të Trepçës.

Njëjtë është te Peja ku më efikasët janë Cortney Fells, Stephan Maxwell dhe Darius Washington.