Me golin e Muriqit, Mallorca mbyll në epërsi pjesën e parë

Me golin e Muriqit, Mallorca mbyll në epërsi pjesën e parë
Mallorca e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos.
Golin e epërsisë e shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në minutën e 13-të. Ai shënoi me kokë. Kjo ndeshje i takon javës së 37-të të La Ligas spanjolle.
Mallorca është në garë për mbetje në elitë. Deri në fund të sezonit aktual ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
https://streamja.com/NV7Vm?fbclid=IwAR0nifWIsMN3PFX4u0rfAKldxEFgPpHB8GpZzE2UTd7s1Z_YXboSZUdnrpI
Shënon Vedat Muriqi
Vedat Muriqi e ka shënuar golin e epërsisë për Mallorcan ndaj Rayo Vallecanos. Mallorca është duke fituar 1:0 ndaj Vallecanos në ndeshjen që është duke u zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 37-të të La Ligas spanjolle. Muriqi shënoi në minutën e 13-të.
Kjo ndeshje është vendimtare për Mallorcan që synon mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
Është goli i pestë për sulmuesin e Kosovës në Spanjë, ndërsa ka edhe dy asistime.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lillardi shënon 42 pikë në fitoren e Portlandit

Greenwoodit i hiqen akuzat

Fiorentina konfirmon lëndimin e Amrabatit

Ethemi vendimtar në fitoren e Istanbulsporit

Potteri pranon se do të ketë probleme për seleksionimin e lojtarëve të Chelseat

Vuçiqit ende i dhemb pranimi i Kosovës në IOC

Rrahmani pritet të mungojë ndaj Spezias

Darmian rinovon kontratën me Interin deri më 2024

Dubova i bashkohet Prishtinës

Ziyech i kthehet Chelseat në stërvitje
Januzaj i bashkohet Bashakshehirit në Turqi
