Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka nisur me vazhdimin e kontratave të lojtarëve të rëndësishëm.
Të hënën mbrëma Ballkani ka njoftuar se Nazmi Gripshi e Meriton Korenica do të vazhdojnë të luajnë në Suharekë.
Ata kanë firmosur kontrata të vlefshme deri në vitin 2025.
“Kampionët, Nazmi Gripshi e Meriton Korenica, i qëndrojnë besnik Ballkanit edhe për tri vjet. Klubi u dëshiron shumë suksese me fanellën e portokalltë. Së bashku marshojmë drejt shumë sukseseve të reja”, ka shkruar Ballkani në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.