Sport

Grushtoi futbollistin shqiptar, lojtari nga Kameruni dënohet me gjashtë ndeshje moslojë

 

Futbollisti Roland Ndongo është dënuar me gjashtë ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i ligës zvicerane. Lojtari i Thunit është dënuar për goditje ndaj lojtarit shqiptar, Samir Ramizi.

Ramizi është pjesë e Winterthurit, ndërsa incidenti kishte ndodhur më 6 maj. Për bazë janë marrë pamjet televizive. Në to shihet qartë që Ndongo pas një tollovie të krijuar godet në fytyrë Ramizin.