Lazio është në kërkim të një portieri të ri për të zëvendësuar Thomas Strakoshën.
“Il Messaggero” ka bërë të ditur se portieri shqiptar nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe në verë do të largohet si futbollist i lirë.
Klubi italian po synon transferimin e portierit Marco Carnesecchi, që është i huazuar nga Atalanta te Cremonese këtë edicion.
21-vjeçari ka impresionuar drejtorin sportiv Igli Tare ma paraqitjet e tij në Serie B. Kryeqyetasit janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë për portierin italian.