Berisha, Ibrahimaj e Zhuta shënojnë gola në Norvegji
Sulmuesi Veton Berisha ka vazhduar me formë të mirë në elitën e Norvegjisë. Ai të hënën shënoi gol për Vikingun që fitoi 3:0 ndaj skuadrës Jerv. Berisha shënoi për 1:0 në minutën e 73-të. Konkretizoi penallti. Vikingu udhëheq në tabelë me 19 pikë nga tetë ndeshje.
Berisha ka gjashtë gola e katër asistime në tetë paraqitje. Gol për tri pikë ka shënuar mesfushori Ylldren Ibrahimaj.
Ai shënoi golin e vetëm për Lillestromin që fitoi 1:0 ndaj Sarpsborgut. Ishte goli i tretë i Ibrahimajt këtë edicion në shtatë paraqitje. Ndërkohë Leonard Zhuta shënoi në barazimin 1:1 të Vaalerengas ndaj Ham-Kam.