Krerët e Newcastle Unitedit po synojnë ta bindin trajnerin Jose Mourinho për ta marrë drejtimin e ekipit prej sezonit të ri. “Marca” të martën ka raportuar se Newcastle së shpejti do ta kontaktojë Mourinhon, i cili është në krye të skuadrës së Romës.
Te Newcastle po e shohin Mourinhon si personin ideal për ta udhëhequr klubin drejt sukseseve duke filluar nga sezoni 2022/23. E nëse pranon ofertën e ekipit anglez, Mourinho do ta zëvendësonte trajnerin aktual Eddie Howe, i cili arriti ta sigurojë mbetjen në Premier League.
Mourinho ka marrë drejtimin e Romës para fillimit të këtij sezoni dhe ka arritur të kualifikohet në finalen e Ligës së Konferencës. Me ekipin italian, portugezi ka kontratë deri në vitin 2024.