Sport

Bayerni kontakton Dembelen

Dembele do t’i bashkohet PSG-së
 

Bayern Muencheni ka nisur kontaktet me francezin Ousmane Dembele. Të martën “L’Equipe” ka bërë të ditur se Bayerni tashmë i ka bërë ofertë zyrtare sulmuesit të krahut, i cili ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Barcelonën.

Mësohet se Bayerni i ka ofruar Dembeles kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 18 milionë eurosh. Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni dhe te Bayerni mund të transferohet si lojtar i lirë këtë verë.