Sport

Di Maria do t'i bashkohet Juventusit

 

Sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin 2022/23. “Football-Italia” ka njoftuar të martën se marrëveshja mes palëve është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Di Maria me Juventusin do të firmosë kontratë dyvjeçare me një pagë prej shtatë milionë eurosh.

34-vjeçari te skuadra italiane do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin këtë verë. Në 30 ndeshje për ekipin francez këtë sezon, Di Maria ka shënuar katër gola e ka bërë tetë asistime.