Sport

Alaba i gatshëm për finalen e Championsit

 

Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, përfundoi seancën e parë të plotë stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës, që kur pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Është një lajm i mirë për trajnerin Carlo Ancelotti. Qendërmbrojtësi do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Real Betisit këtë të premte, në ndeshjen e fundit të “Los Blancos” para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 28 maj.