Koulibaly merr shiritin e kapitenit nëse vazhdon kontratën me Napolin
Kalidou Koulibaly mund të bëhet kapiteni i ri i Napolit, por vetëm me një kusht. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo mund të ndodhë nëse mbrojtësi rinovon kontratën me klubin, që i skadon në vitin 2023.
Largimi i kapitenit Lorenzo Insigne në fund të edicionit do të bëjë që klubi të vendos për një kapiten të ri.
Koulibaly deri më tani nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin e madh italian.
Interesim për mbrojtësin senegalez ka shprehur Barcelona.