Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Southamptoni, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 37-të të Premier Leagues.
Me fitoren 2:1 skuadra e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp ka mbajtur hapin në garë për titullin e kampionit.
Armando Broja luajti 82 minuta për Southamptonin në këtë takim.
Të parët shënuan vendasit me Nathan Redmond në minutën e 13-të.
Liverpooli barazoi me Takumi Minaminon në minutën e 27-të.
Golin e fitores e realizoi Joel Matip në minutën e 72-të.
Me këtë fitore Liverpooli mbanë pozitën e dytë me 89 pikë, një më pak se Manchester City.
Në xhiron e fundit, Manchester City e pret Aston Villan, derisa Liverpooli do të jetë nikoqir i Wolverhamptonit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.