Sport

Aubameyangu tërhiqet nga Përfaqësuesja e Gabonit

 

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është tërhequr nga Përfaqësuesja e Gabonit, ka njoftuar të enjten federata e futbollit të këtij vendi. Aubameyang ka njoftuar federatën e Gabonit për vendimin e tij nëpërmjet një letre.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Gabonit, me 30 gola të realizuar në 72 paraqitje.