Mbrojtësi Clement Lenglet do të largohet gjatë verës nga Barcelona për t’u transferuar në Angli, te skuadra e Tottenhamit. “Diario Sport” ka njoftuar të enjten se Tottenhami është në negociata me Barcelonën për huazimin e francezit me detyrim të blerjes së tij në verën e ardhshme për dhjetë milionë euro.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk llogarit në 26-vjeçarin për sezonin e ri dhe ka aprovuar largimin e tij nga “Camp Nou” me të përfunduar sezoni aktual. Lenglet është i gatshëm t’i bashkohet Tottenhamit, ekip që po kërkon të forcohet në repartin e mbrojtjes.
Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026 dhe këtë sezon ka vetëm 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.