Sport

PSG-ja i bën ofertë zyrtare Pogbas

 

Paris Saint-Germaini nuk po heq dorë nga transferimi i Paul Pogbas përkundër se ditëve të fundit është raportuar se francezi ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

“L’Equipe” ka zbuluar se PSG-ja i ka bërë ofertë zyrtare Pogbas, të cilit i ka ofruar pothuajse dyfishin e pagës që ia ka ofruar Juventusi. Ekipi francez krahas pagës vjetore prej 12 milionë eurosh, Pogbas i ka ofruar kontratë deri në verën e vitit 2026.