Pas skuadrave italiane, Lazios e Juventusit, edhe Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Italisë, Alessandro Romagnoli ka bërë të fitur “Daily Mail” të enjten.
Te Chelsea po e shohin Romagnolin si opsion të mirë për mbrojtjen duke pasur parasysh se ai do të largohet në fund të sezonit nga Milani, kur edhe i skadon kontrata. Londinezët pritet së shpejti ta kontaktojnë Romagnolin, i cili është në negociata edhe me Juventusin e Lazion.
27-vjeçari është kapiten i Milanit, kurse ka luajtur edhe te Roma e Sampdoria. Në 25 paraqitje këtë sezon, Romagnoli ka edhe një gol e një asistim në të gjitha garat.