Sport

Futboll, Kosova U19 në finale të turneut “Roma Caput Mundi”

 

Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka arritur në finale të turneut “Roma Caput Mundi”, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në turneun që po mbahet në Romë, ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi e ka fituar ndeshjen e tretë ndaj Greqisë, që ishte edhe e fundit në grup.