Sport

Trajneri i Brentfordit thotë se Eriksenit do t’i bëhet statuja nëse mbetet edhe sezonin e ardhshëm

 

Christian Erikseni mund të presë një statujë të ndërtuar për nder të tij jashtë stadiumit të Brentfordit, nëse ai e zgjat qëndrimin e tij në ekipin e Premier Leagues përtej këtij sezoni, tha të enjten trajneri Thomas Frank. Mesfushori danez iu bashkua Brentfordit në një marrëveshje afatshkurtër në janar, duke shënuar rikthimin e tij në futbollin garues pothuajse tetë muaj pasi kolapsoi në fushë gjatë Kampionatit Evropian.

Eriksen frymëzoi një ringjallje në fund të sezonit nga klubi i Londrës perëndimore, i cili ka fituar shtatë dhe ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet që mesfushori 30-vjeçar ka qenë titullar duke i ndihmuar të largohen nga zona e rënies.