Sport

Bernardeschi nuk mbetet te Juventusi

 

Federico Bernardeschi përfundimisht do të largohet nga skuadra e Juventusit pas përfundimit të sezonit aktual. “Tuttomercatoweb” ka bërë të ditur të enjten se palët kanë arritur marrëveshje që mos ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Kështu që, Bernardeschi në verë do të jetë lojtar i lirë dhe pas pesë sezoneve do të largohet nga skuadra e Juventusit. 28-vjeçari gjatë kësaj periudhe ka fituar tre tituj kampioni të Italisë me Juventusin, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.