Antonio Ruediger ka konfirmuar largimin nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi gjerman do të largohet si futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Vetë lojtari në një intervistë të premten ka thënë se do të largohet nga klubi anglez.
“Nuk më pëlqejnë lamtumirat, por Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe Londra do të jetë shtëpia ime. Gjatë kohës sime këtu kam fituar një medalje të Ligës së Kampionëve, Kupës FA dhe Ligës së Evropës.
Kam shumë kujtime të mira që do të mbeten përgjithmonë me mua.
Po largohem nga ky klub edhe pse nuk është e lehtë, pasi për mua ka qenë gjithçka”, deklaroi Rudiger.
Mbrojtësi gjerman pritet t’i bashkohet Real Madridit, ekip me të cilin thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje personale.