Bukayo Saka nuk do të largohet nga Arsenali. Sipas “The Sun” futbollisti ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të mbetet në skuadër.
Anglezi së shpejti do të nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës me londinezët.
Saka këtë edicion ka qenë një ndër lojtarët kryesorë tek Arsenali.
Forma e mirë e sulmuesit ka bërë që “Topçinjtë” t’i ofrojnë kontratë të re.
Klubi i ka propozuar marrëveshje trevjeçare, që do ta mbante atë në Londër deri në vitin 2027.
Saka thuhet se do të refuzojë ofertat e klubeve të tjera të interesuara për të.
Për shërbimet e 20-vjeçarit interesim kanë shprehur Liveprooli dhe Manchester City.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.