Chelsea do të kërkojë të rihapë bisedimet me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
“Blutë e Londrës” kanë qenë të lidhur me francezin për disa kohë dhe po shpresojnë ta bindin francezin të transferohet në “Stafmord Bridge”.
Sipas sajtit “90min”, drejtuesit e klubit anglez janë të bindur se me ofertën që do t’ia paraqesin lojtarit do të sigurojnë shërbimet e tij.
Dembele pritet të largohet si futbollist i lirë nga Barcelona pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Për shërbimet e francezit interesim kanë shprehur edhe Bayern Muencheni dhe PSG-ja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.