Borussia Dortmundi është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me Marco Rosen pas sezonit të pakënaqur, siç e ka quajtur klubi gjerman.
Në njoftimin e lëshuar të premten, Dortmundi se ky vendim ka ardhur pas analizës së edicionit së bashku me trajnerin një ditë më parë.
“Pas një sezoni që ishte i pakënaqshëm për arsye të ndryshme, ne u detyruam të arrinim në përfundimin se nuk arritëm maksimumin e mundshëm në shumë fusha”, tha shefi ekzekutiv i Dortmundit Hans-Joachim Watzke.
Dortmundi përfundoi i dyti pas Bayern Muenchenit në Bundesligë dhe u eliminua herën në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën e Gjermanisë. Rose tha se mendonte se ishte në rrugën e duhur, por pranoi se të tjerët nuk ishin të bindur.
“Gjatë diskutimit tonë, krijova përshtypjen se nuk kishte më një bindje 100 për qind midis të gjithë atyre që ishin përgjegjës”, tha Rose. “Prandaj ne përfundimisht vendosëm së bashku për t'i dhënë fund bashkëpunimit”.
Ndihmësit e Roses, Alexander Zickler dhe René Maric, po largohen gjithashtu.
Dortmundi tha se do të zhvillojë bisedime për trajnerin e ri gjatë ditëve në vijim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.