Sport

Mbappe konfirmon ofertat nga PSG-ja e Real Madridi

 

Kylian Mbappe brenda këtij muaji do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Sulmuesi francez ka para vetes dy oferta të majme nga Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi. Gazetari italian Gianluca di Marzio ka shkruar të premten se e ëma e sulmuesit, Fayza Mbappe, ka konfirmuar dy ofertat.

Sipas saj, dy ofertat janë identike, por në fund është i biri i saj që do të vendosë për të ardhmen e tij. “Kemi marrëveshje me dy ekipet, Realin dhe Parisin. Kyliani do të vendosë. Ofertat nga dy ekipet janë pothuajse identike dhe Mbappe së shpejti do ta marrë vendimin”, ka thënë Fayza Mbappe.