Sport

Barcelona pas Gnabryt

 

Skuadra e Barcelonës po kërkon transferimin e sulmuesit gjerman Serge Gnabry, ka raportuar “Catalunya Radio” të premten.

Barça po e sheh Gnabryn si zëvendësim ideal për Ousmane Dembelen, pasi francezi përfundimisht ka vendosur të largohet nga ekipi spanjoll në verë kur edhe i skadon kontrata. Në anën tjetër, Gnabry ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon vitin e ardhshëm dhe Barcelona po synon ta shfrytëzojë këtë situatë.