Sport

Handanoviqi konfirmon qëndrimin tek Interi

 

Portieri Samir Handanoviq do të jetë pjesë e Interit edhe sezonin e ardhshëm. “Gazzetta dello Sport” të hënën ka bërë të ditur se slloveni ka arritur marrëveshje me Interin për të qenë pjesë e ekipit edhe edicionin e ri.

E një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Handanoviq, i cili ka thënë se tashmë është pajtuar ta rinovojë kontratën deri në vitin tjetër. Kontrata aktuale i skadon atij muajin tjetër. “Do të jem tek Interi edhe për një vit”, ka thënë shkurt Handanoviq, i cili ka bartur shiritin e kapitenit tek Interi.