Sport

Kosova udhëton me 16 karateistë në Evropian

 

Kosova do të përfaqësohet me 16 karateistë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Turqi. Evropiani që do të zhvillohet në Gaziantep nis të enjten dhe përfundon të dielën. Karateistët e Kosovës fazën e fundit përgatitore për Evropianin e Turqisë e kanë zhvilluar në Ulqin.

Bashkë me karateistët në Turqi kanë udhëtuar edhe selektori, trajneri i përfaqësueses, kryetari i Federatës, Avni Gashi dhe sekretari Nazmi Gashi.