Sport

Muriqi feston me tifozët e Mallorcas, që i kërkojnë të mbetet në klub

vedat muriqi, mallorca, sport, futboll
 

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka festuar se bashku me tifozët e Mallorcas, të cilët janë gëzuar që ekipi i tyre edhe sezonin tjetër do të jetë pjesë e La Ligas. Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet Muriqi duke kërcyer në mes të tifozëve, të cilët këndojnë dhe i kërkojnë atij të mbetet në klub edhe sezonin tjetër.

Ata dëgjohen duke brohoritur “Muriqi qëndro” pasi janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit kosovar. Në fakt, Muriqi ndihmoi me një asistim në fitoren 2:0 të Mallorcas në udhëtim te Osasuna, me të cilën edhe e siguruan mbijetesën duke e mbyllur sezonin në pozitën e 16-të në tabelë.