Sport

Rodrygo me kontratë të re te Reali

 

Sulmuesi Rodrygo pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Real Madridit. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Bëhet e ditur se Reali i ka ofruar brazilianit kontratën e re deri në vitin 2026 me kushte të përmirësuara pas paraqitjeve të mira që i pati këtë sezon.