Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, është favorit për transferimin e sulmuesit Hugo Ekitike, ka njoftuar “L’Equipe” të hënën. Bëhet e ditur se Reimsi në parim ka pranuar ofertën e PSG-së për Ekitiken në vlerë prej 45 milionë eurosh.
Te PSG-ja po e shohin Ekitiken si zëvendësim ideal për Neymarin, i cili pritet të largohet këtë verë nga ekipi.
Ekitike ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion te Reimsi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. 19-vjeçari ka shënuar 11 gola për skuadrën e Reimsit.