Sport

Telles pritet të kthehet te Porto

 

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Telles, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet te skuadra e Portos për sezonin 2022/23.

“A Bola” ka njoftuar të hënën se ekipi portugez po e synon transferimin e Tellesit, i cili tashmë është nxjerrë në shitje nga Manchester Unitedi. Për kartonin e brazilianit, Porto po ofron rreth dhjetë milionë euro.